Rezart Veleshnja ‘kapet’ me Fjoralba Ponarin? “Iku koha e vlerave, tani është koha e…”
Përgjatë gjithë sezonit që lamë pas, Rezart Veleshnja dhe Fjoralba Ponari ndanë skenën bashkë në Portokalli. Por mesa duket marrëdhënia mes tyre nuk paska qenë dhe aq e mirë. Aktori i humorit nuk ka ngurruar që ta thumbojë kolegen e tij në rrjetet sociale. Ai publikoi në “Instastory” një foto të Eneda Tarifës, e cila ka qenë një ndër prezantueset e këtij spektakli.
“Nuk do vijnë më moderatore si Xhemi Shehu dhe Eneda Tarifën. Iku koha e vlerave, është koha e antivlerave dhe e … Kishin sy në skenë dhe ishin plot sharm”, shkroi Rezarti. Pas fotos së Enedës, aktori publikoi edhe një tjetër të Xhemi Shehut, e cila po ashtu ka qenë moderatore në “Portokalli”. “E pazëvendësueshme, profesioniste dhe mall për ty”, ishin fjalët e tij.