4 arsye pse duhet të përdorni shalqi për lëkurën tuaj
Përveç shijes së përsosur, shalqiri është zgjedhja ideale për pak freski gjatë ditëve të nxehta të verës. Por a e dini se konsumi i tij ofron një sërë përfitimesh për lëkurën? Lista është e gjatë dhe më poshtë do të gjeni disa nga vetitë e tij të dobishme për lëkurën.
Qetëson djegiet nga dielli dhe skuqjet
Nëse vuani nga skuqjet e lehta të diellit apo djegiet, shalqiri është një zgjidhje ideale për problemin tuaj. Është i pasur me antioksidantë dhe minerale që eliminojnë skuqjen e lëkurës dhe qetësojnë inflamacionin. Ajo që duhet të bëni është të merrni një copë shalqi dhe masazhoni zonën e skuqur.
Forcon lëkurën tuaj
Shalqiri është plot me antioksidantë dhe vitamina që veprojnë jashtëzakonisht mirë si agjentë anti-plakje. Përbërësit hapin poret dhe i zvogëlojnë ato. Masazhi i rregullt i fytyrës me shalqi gjithashtu përmirëson elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë edhe më të fortë.
Shërben si një stresues natyral
Shalqiri është plot me vitaminë C që pastron thellësisht fytyrën dhe jep një pamje të freskët. Merrni 2-3 copa shalqi, 1 lugë gjelle kos dhe disa pika limoni dhe aplikojeni atë dy herë në javë për rezultate më të mira.
Përmirëson hidratimin
Nëse lëkura është e thatë dhe e dehidratuar, shalqiri do t’ju vijë në ndihmë. Antioksidantët dhe përmbajtja e lartë e ujit rrisin lagështinë në lëkurën, duke i dhënë asaj shkëlqimin e humbur. Aplikoni pak lëng shalqiri me pambuk dhe lëreni të veprojë për 10 minuta para se ta shpërlani me ujë. Përsëriteni një herë në 5 ditë për një lëkurë të shëndetshme, të butë dhe të pastër.