Kush nuk do të donte një nuse si Angela Martini?! Ja dedikimi i bukur që i bën vjehrrës
Angela Martini, bukuroshja seksi, para 2 vitesh i dha fund beqarisë së saj duke lidhur kurorë me Dragos Savoulescu. Çdo gjë erdhi shumë shpejt dhe të gjithë u habitën nga ky lajm. Ajo që na bëri përshtypje është se në ditën e dasmës së saj, Angela nuk veshi fustan të bardhë, por të zi.
Vitet kaluan dhe çdo gjë mes çiftit sa vjen e bëhet më e fortë.
Së fundmi Angela ka postuar një foto të vjehrrës duke i uruar ditëlindjen.
“Urime ditëlindjen vjehrra ime e mrekullueshme. Jam me fat që të kam”, ka shkruar modelja.