Sorry, no posts matched your criteria.

Ardian Bujupi publikon foton misterioze krah bjondes, të gjithë mendojnë se është Loredana

Ardian Bujupi, këngëtari i famshëm, numëron shumë hite dhe është një nga këngëtarët më të suksesshëm në shoëbizz.

Së fundmi ai ka publikuar një foto krah bjondes misterioze dhe sa shumë që i ngjan Loredanës.

Të gjithë fansat aluduan se vajza në krah është Loredana dhe se shumë shpejt do të vijë një super bashkëpunim, mirëpo nuk është kështu.

Vajza në fjalë nuk është Loredana. Me shumë mundësi bjondja misterioze është bashkëpunëtorja e radhës e artistit, pasi krahas fotos ai ka shkruar “10/10”, që ka të bëjë me projektin e tij të madh.

Kujtojmë që para disa ditësh, Ardian Bujupi zbuloi surprizën e tij të madhe, të cilën po e prisnim prej muajsh. Këngëtari zbuloi se për 10-vjetorin e karrierës do të publikojë projektin më të rëndësishëm. Ai ka përgatitur një album me 10 këngë, i cili po ashtu mban titullin “10”.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, shkroi Bujupi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com