Sorry, no posts matched your criteria.

Bes Kallaku: Çdo fëmijë që detyrohet të punojë dhe të mos ketë fëmijëri, quhet fëmijë i abuzuar…

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Kosherja show”, Bes Kallaku foli për një temë paksa delikate. Ai zgjodhi të fliste për fëmijët shqiptarë dhe bëri thirrje të forta që të mos përdoret dhunë ndaj tyre, duke thënë se një fëmijë i dhunuar sot kthehet në një prind të dhunshëm nesër.

“Ne shqiptarët jemi të vetmit që kemi një shprehje: ‘Druri ka dal prej xhenetit’ ose ne jemi të vetmit që kur shkojmë në mbledhje me prindër i themi zyshës:’Ta jap lejen unë, po nuk mësoi bjeri, rrihe se ashtu zë mend ky’. Edhe harroni që një fëmijë i dhunuar sot kthehet në një prind të dhunshëm nesër. Për çdo fëmijë që ka besuar në vetvete, qendron një i rritur që ka besuar në të dhe nëse doni që fëmija juaj të jetë i mirë, ose të bëhet i mirë, lëreni atë të jetë i lumtur. Pas gjithë këtyre rasteve ku fëmijët janë të detyruar të punojnë për të nxjerrë kafshatën e bukës për familjen e tyre, aq më tepër ku sa raste kemi parë ne në Shqipëri ku në Bulqizë janë të detyruar të punojnë maleve për të nxjerrë krom për të siguruar bukën në shtëpitë e tyre, nuk ka justifikim. Çdo fëmijë që detyrohet të punojë dhe të mos ketë fëmijëri, quhet fëmijë i abuzuar.”

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com