Sorry, no posts matched your criteria.

Jo vetëm që qenka i lidhur jashtë, por Murati do të bëhet baba për herë të parë!

Javë më parë Murati u deklarua në program vetëm për Olën duke thënë se prezenca e saj e bën të ndihet shumë mirë. Ola vendosi të mos deklarohej vetëm për Muratin, por do të shohi se si do vazhdojë e gjithë kjo situatë e krijuar.

Dje në puntatën e “Për’puthen”, Ola hedh akuza të forta ngaj Muratit se ai po e tradhëton me një vajzë tjetër jashtë dhe se ka nisur një lidhje të re. Gjithçka nisi kur vajza në fjalë postoi thonjtë e bëra, me nicialet e biznesit të ri të Muratit dhe kjo e kishte bërë Olën të dyshonte tek djali nga Turqia. Ajo tha se Murati nuk i ka përmendur kurrë emrin e ndonjë vajze që mund të jetë e përfshirë në biznesin e tij, ndaj kjo foto e ka bërë të aludojë.

Mirëpo Murati tregoi se vajza që ka bërë thonjtë është ortakja e tij, ndaj ka vendosur inicialet e biznesit të ri dhe se mes tyre nuk ka asgjë më shumë. Këtë gjë e konfirmoi edhe Atdheu, i cili tha se e njeh ortaken e Muratit. Megjithatë Ola nuk u qetësua nga fjalët e Muratit dhe tha se do të shkojë në biznesin e tij për ta vërtetuar këtë gjë.

Mirëpo, burime ekskluzive për “Iconstyle.al” tregojnë se Murati jo vetëm që është i lidhur me vajzën që e quajti kolege dhe ndajnë një biznes, por gjithashtu presin një fëmijë së bashku. Ende nuk dihet saktësisht se në cilin muaj të pritjes së ëmbël është vajza në fjalë, ndërsa “Iconstyle.al” ka siguruar një foto të sajën.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com