Tuna publikon festën madhështore për zbulimin e gjinisë së bebit
Tuna, këngëtarja e njohur, është bërë nënë për herë të dytë me një djalë të cilën e pagëzuan me emrin Zen.
Ajo e mbajti shtatzëninë e saj larg publikut dhe publikoi vetëm në momentin që Zen erdhi në jetë.
Dje Tuna ka postuar në Instagram-in e saj, festën madhështore që kishte përgatitur për zbulimin e gjinisë.
Në video ajo shfaqet përkrah djalit të saj, Tianit, duke pritur me padurim për të zbuluar gjininë e bebushit. Një avion që fluturonte në qiell ka zbuluar më pas se ajo do të bëhej sërish nënë e një djali. Në video Tuna shfaqet shumë e lumtur pas zbulimit të gjinisë.