Dy mënyra si të zgjohemi në mëngjes pa pirë fare kafe
Nëse nuk jeni një person mëngjesi, me siguri e kuptoni sfidën e zgjimit herët. Ndërsa kafeja konsiderohet si zgjidhja ideale për t’u zgjuar, shumë njerëz nuk janë fansa të saj. Por ka dy mënyra për ta rifilluar mëngjesin ashtu siç duhet.
1.Ujë i ngrohtë me limon dhe mjaltë
Kjo përzierje ka shumë vlera ushqimore dhe është shumë e thjeshtë për t’u përgatitur çdo mëngjes, sado vonë që të jesh. Plus, nuk përmban asnjë përbërës artificialë shtesë. Ujë i ngrohtë me limon ndihmon edhe tretjen dhe të jep më shumë energji. Gjithashtu, kjo përzierje pastron dhe hidraton lëkurën, përmirëson sistemin imunitar, por edhe freskon frymëmarrjen. Ndërsa mjalti, përveç vlerave shëndetësore, i shton ëmbëlsi përzierjes.
2.Uthulla e mollës
Shumica e njerëzve që e kanë provuar dhe e kanë bërë pjesë të çdo mëngjesi uthullën e mollës, betohen për të. Nëse kjo të duket e rëndë, atëherë për ta zbutur, përziej një ose dy lugë gjelle uthull molle me 8 masa uji. Po ashtu, mund ta bësh atë të ëmbël me pak mjaltë organik ose me shurup të pastër. Uthulla e mollës në mëngjes është një burim mjaft i mirë energjie, balancon nivelet e pH-it dhe ndihmon tretjen.
Burimi: Harper’s Bazaar