Sorry, no posts matched your criteria.

Oops! I gjithë rrjeti i kthehet kundër Meghan-it për librin e saj të parë

Dukesha e Sussex-it, Meghan Markle ka njoftuar së fundmi se ka shkruar një film për fëmijë, e frymëzuar nga Princ Harry dhe djali i saj. Libri mban titullin “The Bench” dhe Meghan ka thënë se libri ka lindur nga një poemë që kishte shkruar për Harry-n pas lindjes së djalit të tyre dhe eksploron lidhjen e veçantë mes babait dhe djalit, që shihet nga sytë e nënës.

Ky libër pritet të publikohet në datën 8 Qershor dhe do të ilustrohet nga artisti Christian Robinson.

“The Bench nisi si një poezi që shkrova për burrim tim në Ditën e Baballarëve, muajin pas lindjes së Archie. Kjo poezi u bë kjo histori”, thuhet në deklaratën e saj.

Pas këtyre lajmeve, drejt Dukeshës së Sussex  janë hedhur akuza për kopjimin e shkrimtares Corrinne Averiss për librin “The Bench”.

Kanë qenë të shumtë vëzhguesit mbretërorë që kanë vënë në dukje ngjashmëritë mes historisë së një libri për fëmijë nga Corrinne Averiss, The Boy and The Bench, i cili u botua në 2018. Të dy librat paraqesin ilustrime të ngjashme me ngjyra dhe një histori të përqendruar rreth lidhjes speciale midis babait dhe djalit.

“Pothuajse identik me librin e Corrinne Averiss, madje edhe kopertina.” Sidoqoftë, Corrinne lidhur me librin e saj është shprehur: “Duke lexuar përshkrimin dhe fragmentit të botuar të librit të ri të Dukeshës, kjo nuk është e njëjta histori apo e njëjta temë si “The Boy On the Bench”, shkroi një përdorues i “Twitter-it”.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com