Billie Eilish rrëfen historinë e errët të jetës
Billie Eilish ka pozuar së fundmi për revistën “Vogue” dhe ka dhënë një intervistë të gjatë për rrugëtimin e saj në muzikë.
Duke folur për këngën e re, që tregon për një marrëdhënie abuzive mes një vajze të mitur dhe një personi të moshuar, artistja është shprehur se gjithë miqtë e saj kanë përjetuar një situatë të tillë.
“Kjo këngë nuk është për një person. Ju mund të mendoni, asaj i ka ndodhur se është pjesë e industrisë muzikore, por jo! Është kudo. Unë nuk njoh një vajzë apo një grua që nuk ka përjetuar një eksperiencë të çuditshme apo një eksperiencë të keqe. Edhe meshkujt gjithashtu, nga djemtë e rinj përfitohet vazhdimisht”, është shprehur Billie.
Duke ofruar mbështetje për vajzat e reja që kanë vuajtur nga një abuzim, ajo vazhdoi: “Doja të thosha që nuk ka rëndësi se kush je, çfarë jete ke, situata jote, me kë e rrethon veten, sa i fortë je, sa i zgjuar je. Gjithmonë mund të përfitojnë prej teje. Ky është një problem i madh në botën e abuzimit ose përdhunimit. Ka pasur vajza me shumë vetëbesim dhe të fuqishme që e kanë gjetur veten në situata të tilla që i bëjnë të pyesin veten: ‘Unë jam viktima këtu?’. Dhe është shumë e turpshme, demoralizuese që të jesh në këtë pozicion që të mendosh kaq shumë dhe të kuptosh se me ty kanë abuzuar”.