Ellie Goulding është bërë nënë për herë të parë
Këngëtarja e famshme, Ellie Goulding, është bërë nën për herë të parë. Pritjes së ëmbël i erdhi fundi!
Lajmin e ka dhënë bashkëshorti i saj, Caspar Jopling, përmes postimeve në rrjete sociale.
“Mami dhe bebi janë të dy të shëndetshëm dhe të lumtur! Jemi shumë mirënjohës. Unë nuk flas për vëmendjen publike që vjen me punën e Ellie-t, por gjatë këtij momenti magjik dhe personal ne do e vlerësonim shumë nëse do të na lejonit të shijojmë privatësinë tonë… Faleminderit”, shkroi më pas Caspar në një postim.
Kujtojmë se Ellie Goulding zbuloi lajmin e bukur të shtatzënisë në një intervistë të dhënë për “Vogue”.
“E zbuluam kur unë dhe Caspar udhëtuam jashtë me rastin e 1-vjetorit të martesës. Ishte çmenduri sepse ishte përvjetori ynë i parë. Nuk ishte ky plani. Mendimi se mund të isha shtatzënë nuk dukej se mund të bëhej realitet. Të mbetesha shtatzënë më bëri të ndihesha njerëzore. Po e shijoj shumë. Edhe bashkëshorti po e shijon shumë”, tregoi Goulding asokohe.
Gjithashtu ajo tha se nuk e besonte as vetë se do të bëhej nënë një ditë, ndaj ju desh të priste shumë gjatë që ta zbulonte publikisht lajmin e bukur.
“Më është dashur kohë që të mbledh mendjen dhe ta pranoj edhe vet si lajm. Unë doja të bëhesha nënë në atë periudhë, por nga ana tjetër nuk e kam definuar ndonjëherë veten nga mëmësia dhe nuk mendoj se të qenurit nënë të bën grua. Por tani që pres beben e parë, kam një entuziasëm të bukur. Në atë kohë kur mora vesh shtatzëninë, sapo kisha publikuar albumin tim të radhës dhe mbarova shkrimin e një libri. Pastaj filloi jeta në ‘lockdoën’ dhe ne ndërruam shtëpi. Pasi u sistemuam edhe në shtëpinë tonë të re, ku u bë një banjë e bukur, të cilën kisha shumë dëshirë ta tregoja, mendova se është momenti duhur për të treguar diçka të madhe”, tha ajo.