Sorry, no posts matched your criteria.

Vetëm për vetëm në një tavolinë! Sindi kapet mat me Atdheun

Sindi dhe Atdheu, konkurrentë të “Për’puthen”, kanë shprehur pëlqimin e tyre ndaj njëri-tjetrin në fillim.

Mirëpo duket se gjërat u lanë pezull dhe të dy filluan të frekuentoheshin me persona të tjerë.

Dyshja hodhi një video në Instastory, ku kishin dal me makinë së bashku. Kjo situatë u komentua dhe në studio, por Sindi e mohoi në mënyrë kategorike se mund të ketë diçka mes tyre. Ajo tha se Atdheun e sheh vetëm si shok.

Por dje ajo është parë në të njëjtin lokal dhe e ulur në të njëjtën tavolinë përkrah Atdheut. Në një video të publikuar ata duken shumë të afërt, teksa Atdheu i pëshpërit diçka në vesh Sindit. Duket se biseda mes tyre është serioze, sepse asnjëri dhe as tjetri nuk po buzëqesh, por videoja lë vend për dyshime. Në fakt ata të dy kanë thyer edhe rregullin bazë të programit që nuk duhet të takohen jashtë bashkë dhe nuk e dimë nëse produksioni i “Për’puthen” do të marrë masa për dy konkurrentët. Ndërkohë nuk e dimë se çfarë kanë diskutuar bashkë Sindi dhe Atdheu, ndaj do të presim një shpjegim prej tyre për këtë situatë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com