Robert De Niro në prag të falimentimit për shkak të divorcit dhe pandemisë
Robert De Niro, aktori i famshëm i Hollywood-it, është në prag të falimentimit për shkak të divorcit dhe pandemisë.
Sipas avokatëve, divorci dhe pandemia rrënoi financat e aktorit dhe se nuk mund t’i paguante më 1 milion dollarë në vit ish-bashkëshortes që njihet për shpenzime të çmendura.
Por edhe pala tjetër e akuzon fituesin e 2 herë të çmimit Oskar se nuk menaxhon si duhet të ardhurat. Avokati i ish-bashkëshortes tha se De Niro fitoi 5 milionë dollarë nga filmi “The Irishman”, por i harxhoi ato me pushime të shtrenjta dhe blerjen e një kantine vere.