Scrub për buzë të ëmbla dhe të buta!
Doni të keni buzë të ëmbla dhe të buta? Ja një scrub shumë efikas!
Përbërësit
1/2 lugë çaji vaj ulliri
1 lugë çaji mjaltë
3 lugë çaji sheqer
Disa pika limoni
Përzjeni të gjithë përbërësit së bashku në një enë, dhe më pas masazhojini tek buzët. Kjo funksionon më shumë kur mblidhni bashkë sheqerin dhe e fërkoni. Nëse dëshironi mund të merrni nga lëngu i skrabit t’a vini mbi buzë, e t’a mbani atë për disa minuta. Të gjithë përbërësit e mësipërme janë super hidratues për buzët, në veçanti mjalti.