Andi dhe Jasmina vendosin të largohen përfundimisht nga “Për’puthen”
Andi dhe Jasmina, një nga dyshet më të komentuara të “Për’puthen”, vendosën të largohen nga “Për’puthen.
Ato u shprehën se duan ta njohin njëri-tjetrin më mirë jashtë, pa presionin e kamerave dhe komenteve të njerëzve.
“Çfarë nuk sqarojmë dot këtu, ndoshta jashtë mund ta sqarojmë”, tha Andi.
Kështu, kërkesa e tyre u pranua dhe Bora tha se ata mund të njihen bashkë jashtë programit, por me një kusht.
“Jemi gati ta pranojmë këtë gjë, vetëm që ky çift të mos thyhet. Ju të dy largoheni nga programi, por do të keni një detyrim të fundit, që pas një muaji të vini dhe tregoni se çfarë ka ndodhur mes jush”, tha Bora.
Tashmë do të na duhet të presim e të shohim nëse kjo marrëdhënie mes tyre do të finalizohet apo jo me një lidhje.