Sorry, no posts matched your criteria.

Mos vallë Jasmina është larguar nga “Për’puthen”?!

Jasmina është një nga konkurrentët më të komentuar të momentit. Pak kohë mbasi Andi dha deklaratën që është në program vetëm për Jasminën, ajo vendosi gjithashtu të deklarohej për Andin.

Atëherë kur të gjithë nuk kishim më pik dyshimi se do të dilnin çift, Andi tërheq deklaratën e dhënë me idenë se Jasmina është shumë xheloze dhe posesive në të njëjtën kohë.

Normalisht që Jasmina nuk e priti këtë gjë, por vendosi të respektojë vendimin e tij. Gjithashtu konkurentja u shpreh se Andi nuk e kupton për asgjë.

Mirëpo pas gjithë këtyre ngjarjeve, diçka ka ndodhur. Jasmina ka hequr nga bio i saj në Instagram llogarinë e Instagramit të “Për’puthen”, si dhe ka fshirë nga ndjekësit Andin.

Veprimet e konkurrentes kanë bërë që fansat të mendojnë se ajo mund të jetë larguar nga programi, duke hequr dorë edhe nga djemtë e tjerë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com