Sorry, no posts matched your criteria.

Nëna e Britney Spears po përdor traumën dhe dhimbjen e së bijës për përfitime personale

Prindërit e Britney Spears po përdorin traumën dhe dhimbjen e së bijës për përfitime personale dhe financiare.

Sipas “People”, nëna e saj, pas një beteje të gjatë ligjore me babain, Jamie, për t’i hequr kujdestarinë dhe kontrollin e financave të Britney-t, mendohet se po shfrytëzon dhimbjen dhe traumën e vajzës për përfitime personale.

Lynne, javën e shkuar ka paraqitur një dokument gjyqësor që kundërshtonte tarifën prej 890,000 dollarë për çështjen e konservatorizmit, dhe kërkoi që të paktën 224,000 dollarë të shlyhen dhe të kalojnë në pasurinë e Britney-t.

Nga ana tjetër “Holland & Knight”, firma ligjore që përfaqëson babanë e Britney-t, Jamie, i ka kërkuar gjykatës të shfuqizonte kundërshtimin e nënës së saj ndaj tarifave të firmës duke deklaruar se ka “paragjykim të provave”.

“Pavarësisht nga mospërfshirja në konservatorin e vajzës së saj deri kohët e fundit, Lynne Spears po pretendon sikur të ishte një palë e përfshirë drejtpërdrejt në procesin gjyqësor (gjë që nuk është),“- shkruhet në dokument, teksa mbrohen veprimet e firmës së Jamie duke e nxjerrë atë si një baba të “mirë”.

Përmes kësaj avokatët e Jamie pretendojnë se Lynne, nuk po “vepron në interesin më të mirë” të Britney, duke mos dashur në këtë mënyrë të mirën për vajzën e saj.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com