Luana po përgatit projektin e ri dhe mesa duket paska surpriza
Luana Vjollca, moderatorja dhe këngëtarja e famshme, qëndroi për një kohë të gjatë larg muzikës duke iu përkushtuar emisionit të saj “Shiko kush Luan”. Mirëpo tani që sezoni ka mbaruar, ajo ka vendosur t’i rikthehet muzikës dhe kësaj rradhe më fuqishëm se kurrë.
Ajo ka nisur xhirimet për këngën e rradhës. Së bashku me ekipin e saj, bukuroshja u shfaq duke punuar buzë detit dhe mesa duket ajo ka gati projektin e ri muzikor. U zbulua po ashtu se pjesë e performancës do jenë dy balerinë të njohur dhe ky detaj ka nxitur dhe më shumë kureshtjen e fansave.
Kujtojmë se ditë më parë, Luana udhëtoi drejt Kosovës dhe “Prive” mësoi se ajo ndodhej aty jo vetëm për arsye private, por edhe për shkak të muzikës. Deri në sezonin e verës ajo do të ketë gati disa këngë të reja të punuar nga disa producent, duke përfshirë edhe bashkëpunëtorin e hershëm të saj, Bini Diez. Por surpriza më e madhe është bashkëpunëtori tjetër, me të cilin Luana ka vendosur të punojë për një këngë të re. Është mësuar se një nga këngët e Luanës po punohet nga Yll Limani dhe kjo është hera e parë që dyshja bashkëpunojnë për projekte muzikore.