Sorry, no posts matched your criteria.

Jona Spahiu zbuloi punën e parë që ka bërë

Moderatoja e njohur, Jona Spahiu, ka zbuluar shumë gjëra për fansat e saj në një bashkëbisedim virtual me to.

Ajo ka zbuluar emrin e saj të vërtetë. Të gjithë e njohim me emrin Jona, por emri i saj gjatë është Jonida.

Gjithashtu, moderatorja tregoi për ndjekësit punën e saj të parë. Kur ishte e vogël, ajo nisi të përkthente nga anglishtja lajme për boksin, të cilat ia jepte mikut të babait të saj, komentator i njohur sportiv.

Pas një mungese të gjatë në ekran, Jona Spahiut ju besua drejtimi i spektalit më të ri të humorit “Kosherja”. Përkrah Bes Kallakut ajo ja ka dalë mbanë ta drejtojë më së miri këtë format, që edhe për të ishte një eksperiencë krejtësisht e re.

Ndërkohë kujtojmë se para nisjes së spektaklit, Jona tregoi se ajo mori ofertën për moderim nga Altin Basha dhe se kjo gjë i erdhi papritur.

“Më gjeti të papërgatitur oferta e Altinit. Unë jam nga ata njerëzit që jam shumë selektiv që nuk qesh lehtë. Kam një burrë që më bën shumë për të qeshur. Kemi një grup shumë interesant vetëm qeshim. Madje edhe shumë nga tekstet e ‘Kosheres’ i lexojmë. Nuk e di se si do të përshtatem, por duket që është një frymë shumë pozitive”, u shpreh Jona para nisjes së “Kosheres” gjatë një interviste.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com