Andi bën veprimin e papritur, tërheq deklaratën për Jasminën
Andi dhe Jasmina janë një nga dyshet më të përfolura të “Për’puthen”. Pak kohë më parë Andi u deklarua vetëm për Jasminën dhe kjo e fundit mbasi “ju mbush mendja” u deklarua vetëm për Andin.
Mirëpo ditën e sotme çifti duket se u përça pas tërheqjes së deklaratës së Andit, i cili u shpreh se është lodhur me mungesën e besimit që ka Jasmina ndaj tij dhe nga ana tjetër konkurretja u shpreh se ishte në dijeni për këtë fakt.
Jasmina: E dija që sot do të ndodhte kjo dhe që Andi do të tërhiqte deklratën. Ne duhet të gjejmë një pikë të mesmë mes njëri-tjetrin dhe nuk dua ta humbas, ndaj dhe i thashë që këto ndjenja që i ke t’i marrësh mrapsht.
Konkurrentja theksoi se shkaku i zënkave të tyre ishte pikërisht pjesëmarrja e Andit në klipin e këngëtares Diona Fona dhe postimeve që ai ka bërë në rrjetet sociale.
Jasmina: Andi mendon se sa herë që unë mërzitem, do marr se sbën një njeri në telefon. Po ziheshim për gjërat e përsëritura. Nëse ai nuk më respekton mua si femër, unë nuk ia toleroj. Postimet e fotove, të projektit me një vajzë tjetër. A ke foto të tjera më normale i thashë…
Andi: I kam treguar për këtë projekt më përpara dhe prapë acarohet.
Jasmina: Unë e kam marrë vesh në darkë që ai e ka përfunduar xhirimin. Kur i thashë pse e postove foton, i thashë unë nuk jam dakort. Aktualisht ps klipit janë gjërat që më kanë befasur shumë.
Kujtojmë se Andi është shfaqur së fundmi si protagonist në klipin e ri të këngëtares Diona Fona.
Projekti i saj quhet “Sheqer” dhe pikërisht për sheqerin ka pasur përplasje të shumta në emision mes Jasminës dhe Andit. Jasmina ka shfaqur skena xhelozie për Andin dhe këngëtaren dhe thumbat e saj kanë qenë të shumtë.
“Tik tik tik si dinamit”- shkroi Andi krahas një postimi të këngëtares, ndërsa nuk vonoi reagimi i Jasminës.
“Le nam”- i është përgjigjur ajo komentit të Andit, duke e treguar hapur xhelozinë e saj