Ami i jep fund aludimeve në lidhje me ndërhyrjet estetike në fytyrë
Amarda Toska, edhe pse nuk është më pjesë e televizionit, prapë se prapë është në qendër të vëmendjes.
Shumë prej tyre ka qenë të interesuar nëse Ami ka bërë ndërhyrje në fytyrë, duke qenë se ka një pamje perfekte gjithë kohës. Mirëpo Ami ka treguar se deri më sot nuk ka bërë asnjë lloj ndërhyrje, madje as një ndryshim të vogël në vetulla apo qerpikë.
“As qime të shtuara në vetulla, as qerpikë, as buzë, mollëza apo hundën…”, ka treguar Ami.
Por njëra prej ndjekëseve nuk është bindur dhe e ka pyetur nëse ka bërë ndërhyrje në mjekër, sepse sipas saj kështu ka dëgjuar zërat lart e poshtë.
“Jooo këto lloj ndërhyrje hera e parë që e dëgjoj! Google e dashur dhe e vërteton”, i është përgjigjur Ami.
Ndërsa një tjetër i ka kërkuar sekretin e bukurisë së saj dhe pastërtisë së fytyrës.
“Nuk fle kurrë me fytyrë të papastër nga make up. Në përdorimin e kremrave kam pasur gjithmonë prioritet hidratimin. Mbrojtja nga dielli ka qenë ‘must’ 3 vitet e fundit për mua që rrija pa pushim në diell”, ka zbuluar Ami.