A janë akoma bashkë Stresi me Keisin
Stresi, rreperi i famshëm, shpesh është përfolur për marrëdhënien e tij me Keisin.
Lidhja e tyre ka pasur ulje dhe ngritje si çdo marrëdhënie. Ata vendosën ta kurorëzonin lidhjen e tyre në martesë, mirëpo jo çdo gjë ka shkuar siç duhet dhe u përfol për një ndarje midis tyre.
Pavarësisht se shumicën e kohësh ishin larg, nuk mund të takoheshin dhe s’mund të sqaronin përballë keqkuptimet e pakënaqësitë e tyre ndaj njëri-tjetrit, ata e gjenin gjuhën e përbashkët për t’u pajtuar dhe për të mbështetur sërish njëri-tjetrin.
Por, ndonjëherë edhe dashuria lodhet dhe distanca triumfon, siç duket se ka ndodhur në rastin e Stresit dhe Keisit.
Ka qenë Stresi ai i cili ka bërë sërish lëmsh rrjetin me një deklaratë për Keisin, duke lënë të kuptohet se në fakt qenkan ndarë vërtetë.