Harry mbërrin për herë të parë në Britani që pas largimit me Meghan
Princi Philip, bashkëshorti i Mbretëreshës Elizabeth, u nda nga jeta në moshën 99 vjeçare. Për shkak të situatës Covid-19, familja mbretërore do të mblidhet në një funeral privat.
Ditën e djeshme është mësuar se princ Harry ka mbërritur në Britani, për herë të parë që pas largimit nga pallati mbretëror së bashku me Meghan Markle. The Sun ka mësuar se Harry mbërriti sot nga një fluturim i British Airëays në Aeroportin Heathroë të Londrës rreth orës 13:15.
Thuhet se ai mbante të veshur një palë xhinse, xhaketë dhe një maskë të zezë e me të mbërritur në aeroport është larguar me makinë drejt pallatit mbretëror. Burimet kanë konfirmuar se ai duhej të udhëtonte menjëherë drejt Britanisë, pasi duhej të qëndrojë disa ditë e i karantinuar para ceremonisë së lamtumirës së Princit Philip. Gjithashtu thuhet se ai do të qëndrojë në Nottingham Cottage, shtëpia ku jetoi me Meghan para martesës.