Sorry, no posts matched your criteria.

Keni probleme me rrathët e zinj poshtë syve? Ja cila është zgjidhja

Rrathët e zinj poshtë syve e bëjnë edhe fytyrën më të bukur të duket e lodhur dhe jo tërheqëse. Ky është një problem që në shumicën e rasteve haset te femrat. Rrathët e zinj poshtë syve bëjnë që tek të tjerët të perceptohemi si të lodhur apo edhe në gjendje shëndetësore jo të mirë.

Faktorët që çojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj poshtë syve janë të shumtë. Në disa raste mund të jetë një problem i trashëguar, por edhe sëmundje si ekzema, astma apo anemia luajnë rol të rëndësishëm në shfaqjen e tyre. ndikim negativ kanë edhe disa lloj ilaçesh, si dhe orët e pakëta të gjumit, mungesa e vitaminës K, keqfunksionimi i mëlçisë, ekspozimi direkt në diell dhe rënia e nivelit të kolagjenit.

Zakonisht, femrat e mbulojnë këtë problem me pudër apo një lloj kremi që përdoret posaçërisht për këtë zonë. Por duhet ditur se ekzistojnë disa taktika të shëndetshme për të zbehur ngjyrën e tyre, pa pasur nevojë t’u drejtohemi produkteve kozmetike.

Hidratohuni

Një prej veprimeve të para parandaluese është konsumi i ujit. Duhen konsumuar të pakëtn 10 gota ujë në ditë, në mënyrë që të mos shfaqen rrathët e zinj poshtë syve. Uji largon nga trupi toksinat, të cilat kontribuojnë në shfaqjen e rrathëve të zinj.

Bustina çaji

Futni dy bustina çaji kamomil në ujë të nxehtë dhe pastaj përziejini me ujë të ftohtë. Vendosini bustinat mbi sytë e mbyllur për 15-20 minuta. Kamomili ndihmon në reduktimin e rrathëve të zinj dhe enjtjes së zonës poshtë syve.

Kastraveci

Kastravec i freskët njihet prej shekujsh si një nga mënyrat për të trajtuar zonën poshtë syve. Fetat e sapoprera të kastravecit vendosen mbi sy dhe lihen për disa minuta, çka garanton tonifikimin dhe shtrëngimin e lëkurës së kësaj zone.

Ujë trëndafili

Uji i trëndafilit luan të njëjtin efekt si konsumimi i ujit, pra largon toksinat. Njomni në ujë trëndafili dy copa pambuku dhe vendosini mbi zonën poshtë syve. Lërini aty për 10 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë.

Gjethet e mentes

Mentja mund t’i japë lëkurës të njëjtën ndjesi që na jep në gojë kur e konsumojmë. Për të largua rrathët e zinj, disa gjethe menteje mund të jenë shumë efektive. Ato shtypen dhe brumit të përftuar i shtohet pak ujë. Kjo masë vendoset mbi sy për 15-20 minuta.

Patatja

Dy feta të sapoprera patateje vendosen mbi zonën e errët poshtë syve. Pasi i lëmë për 15 minuta, i heqim dhe e shpëlajmë lëkurën me ujë të ftohtë. Do të vini re se rrathët janë zbehur.

Gjumë i mirë

Shpesh rrathët e zinj shkaktohen nga gjumi i pakët. Për të mos u zgjuar me sy të fryrë dhe të errët, ekspertët rekomandojnë minimalisht 6-8 orë gjumë çdo natë. Një copë pambuku e njomur me ujë të ftohtë dhe që vihet mbi sy kur biem të flemë është shumë efektive.

Vaji i bajameve

Masazhojeni çdo mbrëmje zonën poshtë syve me vaj bajamesh. Ky trajtim nuk duhet të zgjasë më shumë se dy javë, rezultatet do t’i shihni që në ditët e para.

Vitamina C

Sigurohuni që në dietën tuaj ushqimore të mos mungojë vitamina C. Mos i kurseni frutat si portokallet, në veçanti ato të kuqet.

Mbrohuni nga dielli

Një krem kundër diellit me faktor mbrojtës 15 do të parandalojë rrathët e zinj, rrudhat dhe qeskat poshtë syve. Mjafton të jeni të kujdesshme dhe të mos e harroni asnjëherë.

Vitamina K dhe retinoli

Mungesa e vitaminës K shkakton shfaqjen e rrathëve të zinj. Në mënyrë që ta shmangni këtë problem, duhet të ushqeheni me produkte që e përmbajnë këtë vitaminë, si dhe të përdorni kremra, ku ajo dhe retinoli renditen në listën e përbërësve.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com