Sorry, no posts matched your criteria.

Çfarë po ndodh/Jasmina dhe Ola jetojnë në një shtëpi?!

Hyrja më e re nga vajzat është Gladiola Zeneleaj, e cila na habiti me performacën e saj. Ajo bëri një hyrje të pazakontë, tepër sensuale dhe seksi.

Mirëpo njëra nga vajzat, Jasmina, nuk e priti dhe aq mirë. Ato zbuluan se dikur kanë qenë shoqe ndërsa tani kanë dy vite që nuk flisnin.

Normalisht si kushdo , Jasmina ka menduar se Ola ka hyre me qëllime të qarta, për inat e saj apo për t’i “marrë” Andin, por ajo e mohoi këtë gjë.

Ola tha se unë i kam bërë audicionet kur Jasmina nuk ka qenë pjesë e programit.

Ajo shprehu pëlqim për Geljanin, Andin dhe Muartin, ndërkohë që këta dy të fundit nuk ishin të pranishëm në studio. Sapo shprehu pëlqimet e saj nuk munguan thumbat nga Jasmina, e cila u shpreh se vajza e re e ka të kotë luftën me Andin, sepse ai është i saj.

“Është tokë e zënë më vjen keq. Lodhu sa të duash me Andin se nuk ke ku shkon. Mund të rrish ditë e natë ti duke u deklaruar lodhu sa të duash. Duket njeriu i mirë që merr kënaqësi që prish çiftet”, u shpreh Jasmina për vajzën e re.

“Kam 2 vjet që më ka besuar Zoti ta kem larg, por na bashkoi programi”, tha Jasmina për Gladiolën.

Mirëpo mos është e gjithë kjo “zënka” thjesht për show?!

Dy vajzat janë filmuar teksa dalin nga hyrja e pallatit ku jetojnë për të marrë një porosi, në një interval kohor të shkurtër nga njëra-tjetra. Burime për “Dritare.net” bëjnë me dije se Ola dhe Jasmina jetojnë në të njëjtën banesë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com