Sorry, no posts matched your criteria.

Ledjana shpërthen në lot në takimin me Mevlanin

Ledjana dhe Mevlani janë një nga dyshet më të komentuar në “Për’puthen”. Si fillim marrëdhënia e tyre ishte krijuar si një trekëndësh midis Mevlanit, Ledjanës dhe Antonelës.

Kjo e fundit u tërhoq përfundimisht duke ia lënë Ledjanës Mevlanin.

Sot, më në fund, Mevlani bëri deklaratën e fortë që i habiti të gjithë.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.


Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Sot në “Për’puthen” ka qenë takimi i tyre. Mirëpo ndërkohë që të gjithë prisnin më shumë romanticitet dhe afrimitet mes tyre, takimi nisi shumë keq. Ndërkohë që Mevlani po përpiqej të afrohej, Ledjana shpërtheu në lot dhe kjo gjë i habiti të gjithë.

Ledjana tha se ndjehej keq, për shkak se Mevlani tallet me të, ndërkohë që ky i fundit kërkoi të fikeshin kamerat për shkak të situatës së rënduar.

Arritëm shpirt, tek vendi i ngjarjes. Fikni njëherë kamerat, se ndoshta s’do me dal në takim, mos të humbim kohë kot. Na thuaj ta dimë”, u shpreh Mevlani.

Kjo gjë u diskutua edhe në studio dhe Ledjana tha se ndjehet keq sepse Mevlani nuk ka siguri ndaj saj. Megjithatë gjërat mes tyre u përmirësuan dhe takimi u mbyll më së miri. Pasi shkëmbyen disa puthje me njëri-tjetrin, Ledjana i kërkoi Mevlanit që të mos largohet kurrë prej saj dhe ai i pëshpëriti në vesh “Të premtoj”. Gjithashtu ai bëri deklaratën e fortë duke thënë se ka rënë në dashuri me Ledjanën, ndërsa kjo e fundit u shpreh se është ende në fazat e pëlqimit për Mevlanin.

Ledjana konfirmoi edhe një herë në studio se asaj nuk i pëlqen shumë intimiteti para kamerave, sepse as familja e saj nuk e pret mirë këtë gjë. Ajo tregoi se janë takuar disa herë me Mevlanin jashtë studios dhe kanë shkëmbyer puthje me njëri-tjetrin kur kanë qenë në privatësi.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com