Sorry, no posts matched your criteria.

Mirela Sula, shqiptarja e parë që sjell në ClubHouse autoren e famshme Kim Kiyosaki

ClubHouse, aplikacioni i ri që po mahnit botën tashmë është përqafuar edhe nga shqiptarët. Mirela Sula, themeluesja e Global Woman ka mbajtur këtë të mërkurë një sesion ClubHouse si asnjëherë më parë. E ftuara e nderit ditën e sotme e Mirela Sulës ishte pikërisht Kim Kiyosaki. Kështu Mirela Sula bëhet shqiptarja e parë që sjellë për të gjithë audiencën e saj, një emër me një peshë kaq të madhe sa Kim Kiyosaki. Kim është një emër i njohur i biznesit ndërkombëtar.

Investuese, folëse ndërkombëtare dhe autore e “Rich Woman” dhe “It’s Rising Time!”, ajo njihet për fjalimet e saj motivuese dhe jo vetëm. Shqiptarja e njohur ndërkombëtarisht ka bërë bashkë disa nga emrat më të njohur në botën e biznesit, letërsisë, folësve publik, trajner mendjeje. Mirela Sula ka intervistuar ekskluzivisht personazhin e mirënjohur, që ka ndarë me të gjithë të ftuarit mendësinë rreth parasë dhe pavarësinë financiare së femrave.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com