Pas publikimit të bisedave me ish-in, Meritoni sqaron gjithë situatën
Prej kohësh ka nisur një sherr virtual me ofendimedhe kërcënime midis Meritonit dhe Noizy-t. Gjithçka nisi kur Meritoni kishte ftuar Big Kik-un në emission dhe tha se Noizy e kishte hequr pa asnjë lloj arsye nga grupi OTR.
Normalisht që Noizy pati reagimin e tij, por nuk ia vonoi as shumë Meritoni.
“Faleminderit shumë që çdo të dielë e pret me pa durim emisionin ‘Gjoni Black’”, shkroi ai në një postim.
Mirëpo edhe pse u duk se gjakrat u qetësuan, nisën sërish thumbat mes Meritonit dhe mikut më të mirë të Noizy-t, Varrosi.
Ky i fundit ka postuar një bisedë, në të cilën shihet se i ka shkruar një mesazh ish-partnerja e Meritonit, Egesta, me të cilën ai ka dhe një djalë.
“Hahaha pse? Nejse dije edhe ti që ai është ish burri im edhe e bona vetëm me ja ul bishtin se goxha e ka rrit mendjen është t’u fluturu”, i ka shkruar ish e dashura e Mjekiqit.
“Se femna jote mu m’ka fiksim, jo veç mu po dhe grupin tim! Nejseeee”, ka shkruar Varrosi përkrah bisedës me ish të dashurën e Meritonit.
Së fundmi Meriton Mjekiqi ka qenë i ftuar në emisionin “NIN”, ku është pyetur edhe për një bisedë private që kishte publikuar Varrosi me ish partneren e tij.
“Si mundet që një mashkull të bie në nivel të tillë, për shkak se unë nuk bien në nivel të një partnere të Varrosit ose të Noizyt ose kushdo qoftë të grupit se edhe unë kam djem në Londër e shok në Londër që munden me qenë më të frikshme se kjo biseda.
Kam biseda më të frikshme me ish partneret e tyre ndoshta edhe më intime, por i kam 25 vjet dhe jena pjek dhe kur flitet për moralin, aty duhet me pas shumë kujdes.
Ata që më njohin e dinë më mirë”, është përgjigjur Meritoni.
Madje, ai sqaroi edhe veprimin e ish-partneres, mamasë së djalit të tij, duke treguar edhe raportet aktuale që ka me të.
“Ajo nuk është tani gruaja ime. Egesta është mami i djalit tem. Djali jem është gjaku jem dhe për kurgjo në botë nuk e lejoj të ma largojë djalin. As me reagime të tilla, veprime të ulëta si një femër sepse unë jam baba i djalit” – ka thënë Meritoni.