Sorry, no posts matched your criteria.

Ronela Hajati është gati për hitin e rradhës

Ronela Hajati, këngëtarja e famshme, pas një pauze në muzikë u rikthye!

Këngëtarja ka informuar ndjekësit e saj që do të publikoj një album deri në fund të vitit, i cili quhet “Rron-ela”.

Kënga e parë, që shënon edhe rikthimin në muzikë të Ronelës pas një mungese gati 1-vjeçare, mban titullin “Prologue”. Videoklipi i këngës është punuar me detaje dhe po ashtu është kujdesur edhe Ronela për pamjen e saj. Këngëtarja shfaqet me tre pamje të ndryshme, ndërsa kënga e saj është mjaft ritmike dhe me siguri do kthehet shumë shpejt në hit.

Ashtu siç kishte lajmëruar edhe më herët, Ronela është kujdesur vetë si për muzikën po ashtu edhe për tekstin e “Prologue”. Ajo ka treguar më parë se “Prologue” shpreh dualizmin e personaliteteve dhe luftën me veten për të mos pranuar asnjëherë humbjen.

Në datën 10 të këtij muaji, Ronela do të publikojë këngën e re të titulluar “Shumë i mirë” dhe jemi kaq kuriozë ta dëgjojmë sa më parë!

Gjithashtu në fund të majit dhe fillim të qershorit ajo ka zbuluar se do të dalin e 2 këngë të tjera që do të jenë bashkëpunime, por emrat e artistëve nuk i ka treguar akoma.

Më pas në muajin shtator ajo do të publikojë pjesën e dytë të albumit, që po ashtu do të përmbajë 5 këngë të tjera.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com