Jennifer Lopez rrëfen një nga momentet më të vështira të karrierës
Jennifer Lopez, këngëtarja dhe aktorja me famë botërore,ka ndarë më publikun një nga momentet më të vështira të karrierës së saj.
“Po xhironim videon në Bronx për këngën ‘Hold you doën’ dhe ishte shumë ftohtë. Unë kisha veshur një pallto gjigante, këpucë me tre palë çorape dhe dorashka. Ndërsa J.Lo kishte veshur vetëm një bluzë të shkurtër dhe një minifund për të xhiruar atë skenë me mua. Nuk ja kam thënë kurrë asaj, por me mendjen time thosha: ‘Kjo grua ka më shumë para se unë dhe unë po ngrijë së ftohti, por bëj mirë të mos ankohem, sepse ajo nuk po ankohet fare!’. Kështu që nuk më intereson nëse jam në shkretëtirë në 100 gradë, unë nuk ankohem kurrë. Sa herë që më duhet të flasë me artistë të tjerë apo me veten time, më kujtohet ai moment”, është shprehur reperi dhe aktori Fat Joe për Lopez.
Këtë gjë e ka konfirmuar edhe J.Lo, teksa ka treguar anën e saj të historisë.
“Më kujtohet kur po xhironim këngën ‘Hold you doën’ dhe sa ftohtë ishte. Më duhej të këndoja këngën, por buzët e mia po ngrinin dhe nuk mund t’i lëvizja. Është shumë gallatë që Joe e mban mend këtë gjë. Por në përgjithësi unë nuk jam njeri që ankohem, veçanërisht kur jam duke punuar. Unë jam atje për të bërë një punë dhe kjo është ajo që duhet të bëj. Besojeni ose jo, unë nuk dua të ngarkoj askënd me etjen time, ose nëse kam ftohtë apo nuk jam rehat. Kjo mund të jetë diçka që ma kanë mësuar mami dhe babi. Duhet të jesh thjesht mirënjohës që po bën atë që po bën. Është diçka shumë latin. Ji i lumtur për ato që ke”, ka treguar artistja.