Atdheu në një lidhje dashurie jashtë?!
Atdheu, ish konkurrent i “Për’puthen”, është larguar nga emisioni si pasojë e një debate të ashpër që pati në studio me Antonelën, ku u përfshi dhe Elvisi.
Gjithashtu përpara se të largohej ai hodhi akuza të forta ndaj Antonelës duke thënë se është puthur me të dhe se ajo thjesht po loz aty brenda.
Mirëpo mesa duket Atdheu i ka lënë mënjanë ccdo gjë që ka ndodhur aty brenda dhe ka nisur jetën e tij jashtë normalisht. Ai është duke shijuar një romancë të rë që nuk ka të bëjë fare me asnjë nga ish konkurrentët e “Për’puthen”.
I ftuar ne emisionin “Shqipëria live”, Atdheu tregoi se ka një vajzë në krah, por ende nuk ka marrë një vendim.
“Mbase kam dikë jashtë. Do ta them kur të marrim një vendim”- u shpreh ai, i cili gjithashtu sqaroi se nuk ishte asnjëra prej konkurrenteve të “Për’puthen”.
Ai na bëri kuriozë të gjithëve për të mësuar identitetin e vajzës që i ka rrëmbyer zemrën, mirëpo ai nuk preferoi të japë më shumë detaje për momentin.