Sorry, no posts matched your criteria.

Shqipja dhe Tea bëhen sërish bashkë?!

Tea dhe Shqipja, ish konkurrente të “Për’puthen”, asnjëherë nuk kanë shkuar mirë bashkë si në emision ashtu dhe jashtë saj.

Ato kanë pasur debate të forta me njëra-tjetrën, madje kulmi i agravimit të situatës ndodhi kur Shqipja i përmendi Teas balonin që kishte vendosur.

Si rrjedhojë e kësaj situate Shqipja u përjashtua. Mirëpo nuk mbeti me kaq!

Zënkat apo thumbat vazhduan dhe jashtë. Shqipja nxorri “bombat” e saj në lidhje me Tean sicc ishte dhe lidhja e fshehtë që Tea kishte me Beartin.

 Dy “armiket e përbetuara”, Tea dhe Shqipja, janë bërë sërish bashkë.

Ato do të jenë të dyja të ftuara të dielën (nesër) në emisionin “E diell” në “Top Channel” dhe s’po i besojmë dot syve e veshëve!

Ishte Shqipja ajo që ndau në InstaStory një foto të edituar nga fansat, ku shfaqej portreti i bashkuar i të dyja vajzave.

Shqipja e identifikoi veten si vullkan, teksa Teas i vendosi një akull.

“Mos e humbni nesër, kemi mysafirë specialë”- ka shkruar Shqipja krahas postimit, duke na bërë kuriozë të gjithëve.

Ndërkohë, Tea e cila i ka dhënë fund marrëdhënies me Beartin, po rikthehet në emisionet shqiptare për të treguar versionin e saj të historisë dhe ndarjes së bujshme me ish-konkurrentin.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com