Sorry, no posts matched your criteria.

Mos vallë po krijohet një trekëndësh i ri midis Sindit, Muratit dhe vajzës së re?!

Dje në “Për’puthen” hyri një konkurrente e re, Gladiola Zeneleaj, e cila na habiti me performacën e saj. Ajo bëri një hyrje të pazakontë, tepër sensuale dhe seksi.

Ajo shprehu pëlqim për Geljanin, Andin dhe Muratin ndërkohë për takim zgjodhi Muratin i cili nuk ishte i pranishëm në studio. Mirëpo ka një problem! Edhe Sindi ka zgjedhur po Muratin për takim.

Por kë do të zgjedhë vallë Murati të dali javës tjetër?! Kjo mbetet për t’u parë.

Gjithsesi ndjekësit nuk kanë nguruar të pyesin Sindin për këtë fakt. Në një bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj ajo i është përgjigjur të gjitha pyetjeve.

“A je gati të luftosh me vajzën e re për Muratin?”, e pyeti një ndjekës/e Sindin.

“S’kam pse luftoj me asnjë për askënd. Është Murati ai që do zgjedhi se kush i pëlqen apo jo. Në qoftë se nuk e keni vënë re unë nuk jam tipi që luftoj për dikë. Preferoj që personi tjetër të luftojë për mua”, iu përgjigja ajo.

Mesa duket ndjekësve u paska bërë mjaft përshtypje hyrja e re në program, për të cilën mendojnë se do t’i trazojë ujërat mes dyshes dhe një tjetër e pyeti nëse vajza e re që hyri mbrëmjen e djeshme, do t’ia rrëmbejë Muratin.

“Nëse arrin ta “rrëmbejë” do të thotë që s’ka qenë kurrë i imi”, përgjigjet Sindi sërish

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com