Rezart Veleshnja akuzon Altin Bashën: Mos vidh punën tonë
Altin Basha vendosi të linte spektaklin “Portokalli” për një tjetër emision, i cili quhet “Kosherja”.
Rezart Veleshnja ka akuzuar sot publikisht Bashën për kopjim dhe vjedhje idesh nga aktorë të “Portokallisë”. Ai shprehet se regjisori ka vjedhur një skeç të krijuar nga Florjan Binaj 3 vite më parë dhe i ka hedhur thumba për miqësinë aktuale me pronarin e “Tv Klan”.
“Shumë nga njerëzit e panë emisionin tënd për të parë aftësitë tuaja se si do të ishte, gjë që i zhgënjeve totalisht. E panë dhe se deri ku do të arrinte kopjimi jot, i asaj që e kemi bërë ne dhe jo se panë një emision të krijuar nga hiçi. Një hiç, pra aftësitë dolën në pah? Të lutem me shpirt po e shkruaj këtë si një letër e babagjyshit e vitit të ri mos vidh për këtë vit se do zhgënjesh akoma më shumë dhe do të heqin fare! Megjithëse ti gjithmonë gjen vend. Ike nga shtëpia e Top Channel, shkove ja more shtëpinë Kiço Londos, kështu që mos vidh punën tonë! Për shembull me numrin me pasqyrën me Ramën e ka luajtur Flor Binaj, para tre vjetësh, teksti dhe ideja e Florjan Binajt. Se ke ikur dhe nga Topi e s’ke lek të përballosh dhe gjyqet. P.S meqenëse e ikur te TV KLAN (që çfarë nuk ke vjell për Frangajn), ke të fala nga Sandri”, shkruan Rezarti në një postim.
Ai ka publikuar dhe një video nga “Kosherja”, ku shihen të shkruar emrat e aktorëve. Ai tregon se këtë gjë ja kanë propozuar Altin Bashës prej kohësh në “Portokalli”, por ai nuk kishte pranuar.
“Asnjëherë s’ke pranuar për të nxjerrë emrat e aktorëve për t’i nxjerrë në Portokalli pse e paske aplikuar këtu? Po bën atë që s’ke lejuar kurrë të bëhet në Portokalli! Zoti shterpa! apo e shite për ide tendën! Kam shume gjera por s’po merrem më se veç rëndësi të jap ndërkohë s’ke pikë vlere! Siç thotë Ardi Daullxhiu të kam lënë Allahun, unë ty të kam lënë Oltin! #ideskamporhajdutjam”, shkruan Veleshnja.