Kirsten Dunst bëhet nënë për herë të dytë
Kirsten Dunst, aktorja e njohur dhe tepër e dashur për publikun, është në pritje të fëmijës së dytë.
Këtë lajm ajo e bëri të ditur nëpërmjet një seti fotografik të realizuar për revistën ”W”.
Dunst në këto foto vuri në fokus barkun e rrumbullakosur me një fustan rrjetë të bardhë.
Ndërkohë dyshja akoma nuk ka zbuluar gjininë e bebes që është rrugës.
Kujtojmë se Kirsten dhe ylli i “Breaking Bad”, u fejuan në janar të vitit 2017. Çifti nisën njohjet e para që nga viti 2016 gjatë xhirimeve të “Fargo”.
Në maj të vitit 2019 ata u bënë prindër të një djali të cilin e pagëzuan me emrin Ennis.