Sorry, no posts matched your criteria.

Kristiani thumbon në lidhje me çajin e famshëm Matcha

Disa ditë më parë, Arjan Konomi akuzoi rëndë Kristianin se po shpërndante drogë në program, një lëndë që të rriste performancën.

E gjitha nisi sepse Arjani i tha Erlindit që ky çaji të ka tërbuar fare.

Kristiani vendos të rrëfehet se si është puna e këtij çaji kaq “të famshëm” që trazoi rrjetin.

“I nderuar publik,

Si fillim ju falenderoj shumë për mesazhet pozitive dhe gjithashtu për ato kritika nga të cilat mund të rritem. Perfeksion në një qenie njerezore nuk kemi dëshmuar ndonjëherë pasi njeriu në esencë është një bashkim dobësie dhe fortësie ama qellimi është që sëbashku ta mbështesim dhe ta edukojmë njeri tjetrin që të zhvillohemi.

Në emisionin Përputhen unë hyra për ta gjetur dashurinë dhe jo për të konkuruar me Opinionistin. Fundja të jesh Opinionist nuk është ndonjë status kushedi se çfarë sepse vetë opinioni në thelb nuk është tjetër përveçse një gjykim apo një besim personal i pabazuar në prova.

Për një djalë të ri me ambicie për të përparuar në jetë nuk është e lehtë që të marri një akuze të tillë publike si shitës i lëndëve narkotike. Kjo është nje blasfemi me përgjegjësi morale.

Në jetë na ka ndodhur shumë shpesh që të persekutohemi jo sepse jemi të dhunshëm, as nga forca fizike por nga fuqia e argumentit dhe gjuhës së etikes. Ky fenomen më preku dhe mua me z. Arjan. Dhe nëse analizojmë sadopak, ajo që më ndodhi mua nuk më ndodhi vetëm mua por ju ndodhi dhe juve. Nuk është një ngjarje individuale është një incident kolektiv. Cenimi i lirisë së fjalës!

Z. Arjani si individ me pushtet brenda platformes në vend që të luante rolin fisnik dhe babaxhan e të përcjelli nuanca prinderimi dhe një shëmbull për ne dhe teleshikuesit, ai po e keqpërdor “pushtetin” e tij duke synuar futjen në humnerë mediatike të shumë potencialeve rinore duke e kthyer protagonizmin tonë në nivel tërësisht personal. Cili ishte produkti i “pushtetarit” z.Arjan? Nxjerrja me trupërojat e Top Channel të një të riu vetem sepse kishte argumentat. Çfarë bëra unë që të nxirrem jashtë nga programi në atë mënyrë? Nxorra ndonjë armë? Dhunova ndonjë rregullore të programit? Apo thjeshtë kisha argumenta që mund të lëkundin opinione?

Në jetë nuk ngrihet askush duke synuar uljen apo poshtërimin e të tjerëve dhe duhet ta kuptojme që edhe njerezit e rëndësishëm dhe me pozita gabojnë. Këta individë, po ashtu mund të kenë mllefe dhe inate që mund t’i dëmtojnë të tjerët, dhe në rastin konkret mua dhe Erlindin.

Nuk lejoj asesi blasfemi të tilla të pahijshme kundrejt meje.”- ka sqaruar Kristiani.

Mirëpo mesa duket gjithë ky sqarim që Kristiani bëri nuk mjaftoi. Ka ende shumë pyetje nga ndjekësit e tij.

“I japim dhe pak kohë situatës. Ishte kontraditë, fundja mund të ishte dhe batutë, por realisht nuk ishte, por mbase po. Ka dhe njerëz që thonë duhet të arsyetojmë e pastaj të flasim, e në fund nuk flasin por pëllasin e askush nuk iu kërkon llogari.

Në pyllin e gënjeshtrës, e vërteta është virus e unë fola siç fola sepse ashtu duhej. Pse duhej? Do e marrim vesh?”- ka shkruar ai, duke i lënë të gjithë kuriozë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com