Sorry, no posts matched your criteria.

Horoskopi i datës 28 Mars 2021

Më poshtë do të gjeni horoskopin për datën 28 Mars 2021

Dashi

Parashikohet një ditë, gjatë së cilës duhet të bëni qartësi lidhur me ndjenjat tuaja. Do ju duhet të menaxhoni një situatë nervozizmi dhe mundimi. Nëse keni përkrah dikë, përfitoni dhe kaloni më shumë kohë bashkë. Shtyjini për më vonë problemet që mund të presin.

Demi

Një ditë pa lavdërime. Çështjet praktike janë pika fikse e ditës ku do të fokusoni të gjitha energjitë. Bëni pushim në një vend të qetë, ndoshta bashkë me dikë që vërtet e doni. Ju duhet të ndiqni një dietë të saktë dhe të ekuilibruar.

Binjakët

Do shpëtoni nga rutina e përditshme. Do keni energji të shkëlqyera në çdo sektor dhe mundësi për njohje të reja. Është kohë e përkryer për t’i besuar të tjerëve veçanërisht atyre që bashkëpunojnë apo jetojnë me ju çdo ditë.

Gaforrja

Një javë kushtuar dashurisë me Venusin në shenjën që do t’ju bëjë të dashur dhe të pasionuar. Hëna në shenjë të Enjten do të garantojë momente të mrekullueshme dashurie në shtëpi. Në punë, ndaloni përtacinë.

Luani

Kjo javë do të hapet me Hënën në shenjën që do të prodhojë një ndikim të gëzuar dhe shumë ambicioz. Sensi juaj i humorit do të jetë shumë i fortë tashmë nga e hëna dhe do të jeni në gjendje të shkëlqeni në punë. Kushtojini vëmendje disa situatave sentimentale që janë pak të tensionuara.

Virgjëresha

Këtë javë Venusi do të marrë një pozicion të favorshëm dhe sensualiteti do të shënohet. Kini kujdes që të mos jeni grindavecë si çift: mos u merrni me mendime të tepruara.

Peshorja

Peshoret do t’ia kushtojnë këtë ditë vetes. Duhet të shmangni në mënyrë strikte alkoolin dhe dietën e pabalancuar ushqimore, pasi mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj. Ata që janë në kërkim të dashurisë duhet të bëjnë përpjekje të pazakonta për ta fituar atë.

Akrepi

Disa mosmarrëveshje duhen sqaruar sa jeni në kohë. Ekziston një probabilitet i lartë që një keqkuptim të bëhet shkaku i një stresi. Sa i përket financave, gjasat janë që të merrni lajme të mira.

Shigjetari

Ndjeheni të lodhur nga sforcimet e së kaluarës dhe kjo gjë ju ka krijuar një gjendje konfuziteti. Do të jeni të pazotët për të menduar qartësisht në këtë ditë.

Bricjapi

Java që do të fillojë do t’ju sjellë disa probleme për të përballuar, por falë yjeve të favorshëm, ju do të kapërceni gjithçka në një mënyrë të shkëlqyeshme. Në dashuri, përpiquni të mos kapeni në dyshime dhe xhelozi. Oferta të mira që do të përfundojnë me sukses.

Ujori

Këtë javë Hëna te Binjakë do t’ju garantojë një mënyrë më ironike dhe të kontrolluar të dashurisë. Mërkuri në shenjë do ju japë një mënyrë më të lirë dhe më intuitive të dashurisë.

Peshqit

Gjatë kësaj jave Mërkuri do të kalojë tek Ujori por gjithmonë mund të mbështeteni tek Venusi i cili do të ketë një ndikim pozitiv tek ju. Në dashuri do të përjetoni një pasion pa kufij ndërsa në punë është koha të zgjeroni rrethin e bashkëpunimeve.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com