Reagon Tea: “Burrat e vërtetë nuk i ofendojnë femrat”
Tea dhe Bearti janë përfolur këto ditë për një ndarje midis tyre. Tea fshiu çdo foto që kishte me Beartin në llogarinë e saj të Instagramit, përveç postimit të “Giveaëay-t”. Gjithashtu ata nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.
Të gjithë fansat e tyre kërkonin një shpjegim se çfarë po ndodh midis tyre, kështu që ishte Bearti ai i cili thyu heshtjen për “Express Rozë”.
“Po, është e vërtetë”, ka thënë ai .
Ndërkohë “Prive” ka mësuar se çfarë ka ndodhur mes dyshes gjatë udhëtimit për në Stamboll. Tea dhe Bearti udhëtuan para disa ditësh në Turqi, ku supozohej se do të festonin ditëlindjen e Teas, por kjo nuk ndodhi për shkak të debateve mes tyre
Burime për “Prive” kanë thënë se Tea dhe Bearti ishin shumë të lumtur gjatë kohës që kanë udhëtuar drejt Stambollit, por në kthim situata ishte ndryshe.
“Të premten në fluturimin e mëngjesit të shoqëruar nga motrat e tyre, Tea dhe Bearti janë parë përdore me njëri-tjetrin dhe dukeshin shumë të dashuruar. Në fluturimin e djeshëm të kthimit ata nuk e kanë folur asnjë fjalë, ndonëse biletat i kishin në ulëset ngjitur. Nga aeroplani, Tea dhe Bearti kanë dalë ndaras, Tea me motrën e saj dhe Bearti po ashtu me motrën e tij”, kanë thënë burimet.
Bearti ka bërë dje në deklaratë të fortë.
“Nuk mund të fitosh kurrë debatin me një person negativ. Ata dëgjojnë vetëm çfarë u përshtatet atyre dhe dëgjojnë vetëm për t’u përgjigur”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Bearti.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua me e mbyll këtu këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, ka shkruar ai më pas.
Pas këtyre thumbave ka ardhur edhe reagimi i Teas, e cila në llogarinë e saj në Instagram ka ndarë një video të fjalimit të politikanes australiane, Sarah Hanson Young, e cila dënon meshkujt për ofendimet e komentet e tyre ndaj femrave, duke i thënë se s’janë burra të vërtetë.
Pikërisht këto fjalë, duket se Tea i ka lidhur me situatën të cilën po kalon me Beartin dhe ka hedhur kështu një thumb për ish-partnerin, duke lënë të kuptohet se punës mes tyre janë vërtetë shumë keq.