Puthje dhe përkëdhelje midis Sarës dhe Erlindit
Sot, në “Për’puthen” u transmetua takimi i dytë i Sarës dhe Erlindit. Në këtë takim ishin më të afërt se sa në takimin e parë dhe nuk munguan të prekurat dhe përkëdheljet.
Erlindi: Do kisha dëshirë të njihja Sarën e vërtetë.
Sara: Jo atë maniaken. 75% të anës time e kam shfaqur, kurse pjesën tjetër e kam mbajtur private. Anën sensitive nuk dua ta shfaq. Dua ta zgjedh unë se me kë dua ta shfaq. Jam pak provokuese. Vdes t’i provokoj meshkujt.
Erlindi: E kam kuptuar.
Sara: Boll mi fërkove duart. Vërtetë ke interes ndaj meje se në studio më dukesh shumë i ftohtë?
Erlindi: Kam shumë interes.
Në vazhdim të këtij takimi, Erlindi e puthi në qafë dhe më pas Sara i kërkoi një puthje tjetër.
Erlindi: U kënaqa shumë sot. Do të të jap dhe një puthje.
Sara: Nuk lejoj puthje, kemi kohë.
Erlindi: Do të ta jap unë puthjen.
Sara: Ku?
Erlindi: Te qafa.
Sara: Ma jep dhe një tjetër se puthke bukur.
Erlindi: Si do ta përshkruash veten me një fjalë?
Sara: E paparashikueshme.