Sorry, no posts matched your criteria.

Armie Hammer akuzohet sërish për përdhunim

Aktori i njohur, Armie Hammer, është akuzuar për abuzim seksual nga një 24-vjeçare, e cila na ka habitur me atë që ka thënë dhe askujt nuk do t’i kishte shkuar në mendje kjo gjë.

E reja ka rrëfyer se ishte njohur me aktorin në rrjete sociale që në vitin 2016 dhe kishte rënë menjëherë në dashuri me të. Mirëpo, gjërat s’kishin shkuar siç duhet.

24-vjeçarja ka treguar se Armie e ka përdhunuar për rreth 4 orë dhe madje i ka përplasur kokën në mur.

“Armie Hammer më përdhunoi për rreth katër orë në Los Angeles, si dhe më goditi vazhdimisht kokën në një mur, duke mavijosur fytyrën time. Gjatë atyre katër orëve, u përpoqa të largohesha dhe ai nuk më lejoi. Mendova se ai do të më vriste “- ka rrëfyer ajo.

Ndërkohë, Hammer ishte i martuar asokohe. Avokati i aktorit i ka mohuar këto akuza, duke treguar se marrëdhënia e tyre kishte ndodhur me pëlqimin e të dyja palëve dhe asgjë e tillë s’kishte ndodhur.

Madje ai është akuzuar edhe për kanibalizëm, pasi në disa mesazhe ishte shprehur se kishte dëshirë t’i priste të dashurës gishtin e këmbës dhe ta mbante me vete në një kuletë.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com