Sorry, no posts matched your criteria.

Zbulohet juria e “Kënga Magjike”

Më në fund, pas një viti mungesë për shkak të pandemisë, rikthehet festivali më i madh i muzikës shqiptare “Kënga Magjike”.

“Kënga Magjike” do të nisë nga data 21 mars dhe finalja do të mbahet në 29 maj. Këtë edicion nuk do të mungojë as juria, që do të gjykojë artistët e rinj që konkurrojë në festival.

Juria përbëhet nga Arben Skënderi, Enkel Demi, Jonida Maliqi, Markelian Kapedani dhe Kozeta Kurti.

Këta dy të fundit i bashkohen jurisë së spektaklit për herë të parë dhe kanë pasur gjithmonë lidhje të ngushta me muzikën. Markelian Kapedani është pianist dhe kompozitor shumë i njohur, ndërsa Kozeta Kurti është marrë vazhdimisht me organizimin e koncerteve në vend kohët e fundit.

Kurse Arben Skënderi, Jonida Maliqi dhe Enkel Demi kanë qenë edhe më herët pjesë e jurisë dhe tashmë janë të mësuar me këtë rol kaq të rëndësishëm në zbulimin e talenteve të rinj.

 
POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com