Mendimi për vetëvrasje, ditët e errëta të jetës së saj, ja çfarë rrëfen Meghan Markle
Momenti i shumëpritur dhe më i përfoluri erdhi, intervista e Meghan Markle dhe Princ Harry-t u transmetua.
Çifti ishte përballë mbretëreshës së televizionit amerikan dhe rrëfyen sekretet e familjes mbretërore si kurrë më parë.
Intervista kishte detaje tronditëse, ku si fillim foli Meghan dhe më pas iu bashkua dhe Harry.
Ajo rrëfeu të gjitha momentet e saj më të vështirat, më të errëtat, pa filtra duke kuptuar që jeta e saj në Pallatin Mbretëror nuk ka qenë ashtu siç ne të gjithë e kemi menduar.
Meghan e nisi rrëfimin e saj duke thënë:
“Isha e dashuruar. Nuk kisha hyrë as të kërkoja në google për ta. Më dukej vetja si personazh i një tregimi”.
“U martuam vetëm, pa askënd pranë veç zyrtarit të mbretërisë që do drejtonte ceremoninë, sepse donim një moment tonin para se të shikonte gjithë bota spektakël”, ka treguar ajo.
Të gjitha problemet e Meghan nisën mbas martese.
“Kur u martova nisën problemet. Unë bëja gjithçka më thonin sepse mendoja se isha e mbrojtur, por kjo jo vetëm që nuk ishte e vërtetë, por ata ishin gati edhe të gënjenin”, tregon më tej Meghan, e cila në asnjë moment nuk përmend në mënyrë direkte familjen mbretërore, ose mbretëreshën. Ajo flet për ta duke iu drejtuar si ‘institucioni’.
Dukesha e Sussex rrëfeu për të gjithë ne se ka pasur momente të jetës së saj në Pallat që nuk ka arritur dot të përballoj gjithë presionin aty Brenda, sa ka dashur të vrasi veten.
“Më vinte turp ta thojë atë kohë, më vinte turp t’ja pranoja Harry-it veçanërisht sepse e di sa humbje ka patur dhe sa ka vuajtur. Nga ana tjetër e dija që nëse nuk e thoja, do të më duhej ta bëja. Thjesht më iku dëshira për të qënë gjallë. Ky, ishte mendim i qartë, i vërtetë, i frikshëm dhe i vazhdueshëm në kokën time.”- u shpreh Markle.
Gjithashtu ajo e shtoi se iniciativën për t’u larguar nga ai vend sa më parë ishte e saja, pavarësisht se Harry kishte dëshirë të largohej po nuk kishte marrë guximin.
“Mbaj mend vetëm që më shtrëngoi në krahët e tij. Më pas isha unë që shkova në institucion për t’i thënë se kisha nevojë të shkoja diku për të marrë ndihmë. I thashë se nuk isha ndjerë kurrë kështu më parë dhe se kisha nevojë të shkoja diku tjetër. Si përgjigje mora një refuzim. Më thanë se nuk mund ta bëja pasi kjo s’do të ishte gjë e mirë për institucionin.”
Ndërsa Princ Harry shton:
“Ndihesha i mbytur dhe vetëm njohja me Meghan më largoi nga aty. Ishte ajo që më gjeti rrugën e daljes nga ai ambjent”, duke treguar dhe njëherë që ishte Meghan ajo që mori guximin e para.
Kur Oprah i kërkoi princeshës ta sqaronte në lidhje me mendimet e vetëvrasjes dhe mendimit për t’i bërë keq vetes, Meghan u përgjigj:
“Ishte shumë e qartë dhe më kuptoni, atë kohë as nuk dija kujt t’i thoja. Një nga njerëzit e parë që i tregova ishte një nga mikeshat më të mira të nënës së Harry-it, shoqja e ngushtë e princeshë Diana-s. Sepse kush tjetër mund ta kuptonte çfarë po ndodhte brenda meje?”
Meghan, pas gjithë këtyre ngjarjeve të vështira që kanë ndodhur në jetën e saj së fundmi, tha që është e gatshme t’i vijë në ndihmë çdo personi i cili po kalon një moment të vështirë të shëndetit mendor në jetën e tij.