Si të gatuajmë supë me perime
Meqënëse është fundjavë dhe pushim për shumicën e njerëzve, pse të mos gatuajmë diçka super të shëndetshme dhe që bëhet kollaj fare. Një supë me perime!
Përbërësit:
- 500 g mish viçi
- 3 karota,
- 2 kunguj të vegjël,
- 1 qepë,
- 1 patate,
- bizele,
- 2 domate,
- makarona supe,
- vaj ulliri, kripë, piper
Përgatitja:
Presim mishin në copa të vogla dhe e vendosim të ziej me ujë të bollshëm. Presim qepën në kubik të vegjël dhe e vendosim që të skuqet. Marrim karotën, patatet dhe kungujt dhe i presim në kubik. Pasi të jetë skuqur qepa hedhim karotat, kungujt, pataten dhe bizelet dhe i skuqim të gjitha së bashku. I lejmë të skuqen për 5-6 minuta dhe pastaj hedhim domaten të cilën e kemi prerë më parë në kubik. E përziejmë 2-3 here dhe më pas marrim mishin që ziem dhe e hedhim tek perimet me gjithë lëngun. Hedhim gjithashtu dhe makaronat për supë.
Hedhim piperin, kripën dhe i lemë të ziejnë në zjarr të ngadaltë. E lejmë që të ziejë për rreth 15-20 minuta.