Sorry, no posts matched your criteria.

“50 vjet stil, një lamtumirë mbretërore për Armanin”

Ftesa ishte një bluzë e bardhë e pastër me portretin e tij të stampuar, kodi i veshjes ishte ‘black tie’ dhe shfaqja ishte një homazh aq i denjë sa vetë ai do ta kishte dëshiruar.

Në një spektakël të organizuar me një vëmendje të jashtëzakonshme ndaj detajeve, e vetmja gjë që mungonte ishte vetë Giorgio Armani.

Yjet më të mëdhenj nga bota e filmit, modës dhe muzikës u mblodhën në Milano të dielën në mbrëmje për të nderuar stilistin legjendar italian, i cili ndërroi jetë më 4 shtator, në moshën 91-vjeçare, vetëm tre javë para se të niste Java e Modës në Milano.

Koleksioni  i fundit i krijuar nga stilisti i ndjerë shënoi gjithashtu 50-vjetorin e markës së tij ikonike.

Një nga momentet më të veçanta të mbrëmjes ishte paraqitja e aktorit Richard Gere, 76 vjeç, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Alejandra Silva. Gere është i lidhur ngushtë me trashëgiminë e Armanit, pasi u vesh nga ai në filmin e famshëm të vitit 1980, American Gigolo.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com