5 fjalitë më të dëmshme që prindërit mund t’i thonë fëmijëve
Prindërit nuk thonë fjalë apo të bëjnë gjëra që mund të lëndojnë fëmijët e tyre, por në raste të veçanta, kur kjo ndodh mund të jenë duke e bërë padashur. Eshtë klishe të themi se përpiqen për më të mirën tonë, por ndonjëherë pa kuptuar thonë ose bëjnë gjëra që më shumë sesa i ndihmojnë, i frustrojnë fëmijët.
Janë disa fraza që prindërit përdorin jo rallë, por sipas ekspertëve i bëjnë dëm fëmijëve.
“Hë se s’është ndonjë gjë e madhe.”
Fëmijët janë fëmijë, që do të thonë se mund të qajnë pa pushim për gjëra fare pa rëndësi. Këto “problemet e vogla” janë të mëdha për fëmijët dhe kështu automatikisht zhvlerësojmë përgjigjen e tyre emocionale. Kështu jemi duke i thënë “nuk ka rëndësi kjo që ndjen ti” ose “është budallallëk të kesh frikë apo të zhgënjehesh për diçka të tillë.”
“Ti kurrë” ose “ti gjithmonë”
Duke përdorur të tilla fjalë përjashtuese apo kaq përgjithësuese, i tregon fëmijës që nuk je më kureshtar të dish ç’po ndodh në atë moment me të. I hiqni mundësinë për t’i mësuar se çfarë mund të bënin ndryshe herën tjetër.
“Më mërzit kur e bën këtë.”
Sigurisht që në nerva e sipër kur fëmija nuk të dëgjon është e rëndësishme t’i tërheqësh vëmendjen, por kujdes. Ato emocione janë të tuat, jo të tij prandaj mos i krijoni presion duke i thënë që “mërzitesh nëse ai bën një veprim apo tjetrin.” Eshtë një lloj fjalie manipuluese që e frustron fëmijën.
“Duhet ta kishe ditur!”
Ti po e vë para përgjegjësisë dhe po i krijon komplekse që mund ta dëmtojnë më vonë. Gjithashtu i krijon mangësira në lidhje me vetëbesimin.
“Lëre se e bëj unë.”
Fjalia më e gabuar. Pse duhet ta bësh ti? Po i thua që nuk është i zoti ta bëjë?