Armina Mevlani: Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me një person që ka fëmijë
Në programin “Goca dhe Gra” këtë javë u fol për vështirësitë që hasin gratë e divorcuara që kanë fëmijë për rigjetjen e dashurisë.
Edhe Armina Mevlani e dha mendimin e saj gjatë diskutimit, ku tha se nuk ka asgjë të keqe që të biesh në dashuri me një person që ka fëmijë. Armina prej vitesh është në një lidhje me Shkëlzen Berishën, i cili ka dy fëmijë nga martesa e tij e mëparshme.
Armina mbêshteti raportet që krijohen me meshkuj që kanë fëmijë nga raporte të mëparshme duke treguar shembullin e saj.
“Nuk e kam fare problem dhe nuk e shoh si sakrificë që ka fëmijë. Duhet të ndryshojë, këtë mesazh duhet të çojmë. Nuk ka asgjë të keqe të dashurohesh me dikë që ka fëmijë”,-theksoi Armina.
Më herët ajo ka rrëfyer edhe marrëdhënien që ka me fëmijët e Shkëlzenit.
“Unë i kam njohur që 9-vjeç. Nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht”,- ka thënë Armina.