Sorry, no posts matched your criteria.

Orinda zbulon sesi e mori vesh gjininë e vajzës: Turi ma bëri surprizë

Orinda dhe Turi janë duke shijuar fëmijën e tyre të parë. Çifti ndan pothuajse çdo ditë me ndjekësit momente nga përditshmëria me Atarën e cila ka zbukuruar jetën e tyre. 

Ditën e sotme, për të parën herë Orinda ka zhvilluar një pyetësor të shkurtër me ndjekësit e saj. 

Përmes tij ajo ka zbuluar se gjatë kohës që ishte shtatzënë nuk dëshironte ta zbulonte gjininë e fëmijës, por Turjani ja ka bërë surprizë për ditëlindje. 

Gjithashtu Orinda ka publikuar dhe një foto, që duket se është shkëputur nga surpriza që Turi ka përgatitur për të zbuluar gjininë. 

“Gjininë e kemi pasur në analizë që 11 javëshe, por unë nuk kam dashur ta di, derisa ma bëri surprizë Turjani për ditëlindje. Të ishte për mua do e lija ta zbuloja në lindje”, ka treguar Huta. 

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com