Sorry, no posts matched your criteria.

2 shtatori shpallet ditë zie në nder të Dhimitër Anagnostit

Këshilli i Ministrave e ka shpallur të martën e 2 shtatorit ditë zie kombëtare në kujtim të regjisorit dhe personalitetit të shquar të artit shqiptar, Dhimitër Anagnosti. Vendimi vjen në shenjë respekti për kontributin e tij në kinematografinë shqiptare dhe jetën artistike.

Sipas njoftimit të bërë nga Agjencia për Media dhe Informim, gjatë kësaj dite flamuri kombëtar do të ulet në gjysmështizë në të gjitha institucionet shtetërore dhe publike. Po ashtu, në orën 10:00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjithë vendin, si shenjë nderimi për figurën e Anagnostit.Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta, duke lënë pas një trashëgimi të pasur në fushën e filmit andaj ai konsiderohet një prej emrave më mëdhenj të kinemasë shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX.

POST A COMMENT

PHP Code Snippets Powered By : XYZScripts.com