11 ushqimet që luftojnë sëmundjet e rënda
Gjëja e parë që duhet të ndryshohet për të parandaluar ose trajtuar sëmundjen e kancerit është ushqimi. Disa ushqime përmbajnë veti luftuese ndaj kancerit dhe është më mire që ato të konsumohen më tepër .
Me qëllim për të ndihmuar trupit tuaj të luftojë sëmundjet , ju duhet të ushqeheni me ushqime që ju japin energji . Shumë studime sugjerojnë se dietat dhe ushtrimet e rregullta trupore luajnë një rol të rëndësishëm në rritjen e normës së mbijetesës në njerëzit që vuajnë sëmundjen e kancerin.
Edhe pse mjekimi ka rolin e vet, është mirë që të përfshihen edhe ushqime që luftojnë kancerin brenda dietës suaj për të rritur shanset e mbijetesës. Por është mirë që të konsultoheni me një mjek përpara se të bëni ndonjë ndryshim në dietën tuaj.
11 ushqimet që luftojnë kancerin:
1.Panxhari :
Panxhari përmban ‘anthocyanin-a ’, një pigment blu që gjendet tek bimët I cili lufton kancerin e qelizave në trup. Studimet sugjerojnë se panxhari mund të parandalojë kancerin e gjakut dhe gjithashtu kancerin e trurit.
2.Hudhra :
Hudhra përmban allicin I cili parandalon përhapjen e qelizave të kancerit. Ajo gjithashtu siguron praninë e tryptophan-it dhe selenium-it.
3.Zarzavatet:
Zarzavatet ose perimet jeshile përmbajnë sulforafan I cili parandalon sëmundjet e kancerit. Studimet tregojnë se mund të parandalojnë kancerin e zorrës së trashë.
4.Domatja:
Domatet përmbajnë ’ lycopene’. Mbi baza studimesh tregohet se konsumimi i rregullt I domateve mund të minimizojë rrezikun e prostatës dhe të llojeve të tjera të kancerit të lidhura me atë të gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë.
5.Kërpudha:
Disa studime pohojnë se kërpudhat të ndihmojnë dhe përmbajnë veti luftuese kundër kancerit.
6.Arra :
Arrat kanë në përbërjen e tyre ‘selen’ I cili është mjaft I rëndësishëm në luftën kundër qelizave kanceroze dhe gjithashtu duke I bashkangjitur dhe fruta të tjera të thata, përmbajnë lëndë ushqyese për sistemin imunitar.
7.Fara e kungullit:
Farat e kungullit përmbajnë vitaminën ‘ E’ e cila ka kapacitet për të minimizuar rritjen e qelizave të kancerit si dhe është e mirë për imunitetin tuaj.
8.Fara luledielli:
Ato përmbajnë vitaminë ’ E’ dhe prani në masë të elementit zink i cili përshpejton procesin e shërimit ndaj sëmundjeve kanceroze.
9.Speci I kuq:
Speci i kuq ka në përmbajtjen e tij vitaminën ‘C’ e cila ndihmon në luftën kundër sëmundjeve dhe rrit imunitetin e organizmit.
10.Karrota:
Lëngu I karrotave është një nga pijet që lufton më shumë sëmundjet e kancerit dukeqënëse përmban agjent kurues në formulën e tij.
11.Peshku:
Prania e acidit ‘Omega 3 ‘, një acid yndyror I cili gjendet kryesisht në produktet e peshkut si dhe vetitë e tjera ushqyese të tij, ndihmojnë trupin tuaj në luftën kundër kancerit .