Zëra për një divorc? Donald Trump feston ditëlindjen e 75-të, mungon Melania
Ish-Presidenti Donald Trump festoi ditëlindjen e tij të 75-të në një darkë në Klubin Kombëtar të Golfit Trump Bedminster në New Jersey. Ajo që të gjithëve i ra në sy ishte mungesa e bashkëshortes së tij, Melania.
Më përpara ish-gruaja Ivana Trump zbuloi për People se “Donald urren ditëlindjet e tij”, por një burim tregoi se Melania nuk ishte e pranishme sepse ajo gjithmonë “mban programin e saj dhe udhëheq jetën e saj”.
Ndërkohë të shumta janë thashethemet se që pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, çifti ka ngrirë marrëdhënien e tyre.